|
|
| Inflacioni në Kinë rrit bursat aziatike |
|
Në mbyllje të punimeve, indeksi MSCI për Azinë e Paqësorit pa Japoninë u rrit me 1%, ndërsa në Korenë e Jugut aksionet u rritën me 1.8% dhe në Japoni, Nikkei fitoi 0.89% të vlerës. Inflacioni konsumator në Kinë ra në nivelin më të ulët në 30 muajt e fundit, në 1.8% në Korrik, ndërsa çmimet e prodhimit ranë me 2.9% në rang vjetor gjatë muajit të kaluar. Ndërkaq, Banka Qendore në Korenë e Jugut mbajti të pa-ndryshuar normën e interesit, pasi do të presë efektin që do të japë ulja surprizë e muajit të kaluar. Analistët prashikojnë se do të ketë edhe një ulje tjetër në të ardhmen, për të stimuluar ekonominë e 4 më të madhe në Azi. Gjatë kësaj periudhe tregjet janë mbështetur nga shpresa se Banka Qendrore Europiane do të rifillojë programin e blerjes së bonove të Italisë dhe Spanjës për të ulur koson e huamarrjes për këto dy vende, ndërsa Rezerva Federale amerikane do të zgjerojë lehtësimin monetar. Në tregun monetar euro u rrit lehtë përballë dollarit amerikan me 0.1% në 1.2378 dollarë. Në tregun e lëndëve të para nafta Brent e Londrës u rrit me 11 cent ose 0.1% në 112.25 dollarë për fuçi dhe nafta bruto amerikane u rrit me 0.3% në 93.65 dollarë për fuçi. Përgatiti: Lidion Kulla |
| Last Updated ( E Enjte, 09 Gusht 2012 08:39 ) |



Bursat aziatike janë mbyllur në rritije edhe të Enjten, duke u ngjitur në nivelin më të lartë të 3 muaj, për shkak të rënies së inflacionit të Kinë, ndërsa në Australi raporti i punësimit rezultoi pozitiv. Të dhënat më të fundit mbështesin rritjen ekonomike, por megjithatë investitorët janë omtimistë se politikë-bërësit në Europë do të marrin veprime konkrete për të zgjidhur krizën e borxheve. Kjo shpresë ka rritur bursat aziatike për të katërtin sesion me radhë.