Banner
LAJMI I FUNDIT
Jepni vlerësimin tuaj në sondazhin e Televizionit SCAN
Sa pritet të ndikojë ulja e TVSH për turizmin në shtimin e vizitorëve të huaj?
slide image

Banner flash 3

...
Me teper..

slide image

Banner flash 2

...
Me teper..

E Martë, 06 Mars 2012 13:07   
Ngadalësimi i ekonomisë globale rrëzon bursat

bursat-aziatike-3-webStoqet aziatike dhe asetet e lidhura ngushtë me performancën e ekonomisë regjistruan rënie në ditën e sotme pas të dhënave të treguan për ngadalësim të zgjerimit të rritjes ekonomike në kinë dhe në Europë. Ndikim negativ ka dhënë edhe rritja e tensionit mes perëndimit me Iranin, duke shkaktuar një valë të gjerë të tërheqjes të investitorëve nga tregu. Shumica e investitorëve kanë preferuar të tërheqin fitimet e realizuara në këto 2 muajt e fundit të shkaktuara nga injektimi i likuiditetit në sistem nga bankat qendrore kryesore të botës dhe sidomos nga injektimi me 2 faza i 1.2 trilionë euro nga Banka Qendrore Europiane.

Optimizmi në treg është gërryer pas reduktimit të parashikimit për rritej ekonomike në kinë dhe të dhënave europaine që sugjerojnë se rajoni ka hyrë në recesionin e dytë në këto 3 vitet e fundit. Likuiditeti i injektuar nga banka qendrore europiane për tregjet do të thotë se sistemi bankar në rajon është i aftë të përballojë goditjet që mund të marrë nga thellimi i krizës së borxheve sovrane, por tashmë investitorët po tërhiqen të shqetësuar nga performanca e ekonomisë globale. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë ra 1.4% i ndikuar nga stoqet kineze dhe nga sektori pan aziatik i minierave. Në Japoni NIKKEI ra 0.56%. Në Korenë e jugut KOSPI ra 0.74%. Në Australi ASX ra 1.35%. Në Hong Kong treguesi HANG SENG ra 1.38%.

Në Kinë SSEC ra 1.28% dhe në Tajvan TAIEX ra 0.83%. Në tregun monetar euro ra 0.14% në 1.3198 dollarë ndërsa monedha amerikane ra 0.1% në 81.44 jen. Në tregun e metaleve të çmuara ari ra 0.28% në 1 mijë e 700.10 dollarë për onz. Ndërsa bakri është metali tipik i ndjeshëm ndaj parashikimeve për zhvillimin e ekonomisë globale ra me 0.7% në Londër në 8 mijë e 445 dollarë për ton. Ndërsa në Shangai bakri ra 15 në 9 mijë e 600 dollarë për ton. Në tregun energjetik nafta bruto Brent ra lehtë në 123.74 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane u rrit 7 cent në 106.79 dollarë për fuçi.

Përgatiti: Ermal Ngjelina

 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.