|
|
| Raporti i punësimit në SHBA rrëzon bursat aziatike |
|
Në mesatare analistët në tregje prisnin që punësimi të rritej me të paktën 203 mijë vende pune. Ambienti ka imponuar zhvlerësimin e lëndëve të para industriale si bakri hekuri dhe nafta për shkak të perspektivës së dobët të konsumit të tyre . ndërkohë paralelisht kjo perspektivë rrit shpresat për ndërhyrje të Rezervës federale në stimulin sasior të ekonomisë duke u reflektuar në rritjen e vlerë së arit por në zhvlerësimin e dollarit amerikan. Indeksi MSCI për Azinë e paqësorit pa Japoninë ra me 0.8% për të katërtin sesion në radhë dhe tashmë është pranë pikës më të ulët 4 javore. Në Japoni bençmarku Nikkei ra deri në 1.6% për tu mbyllur në rënie 1% në pikën më të ulët një mujore i presuar më së shumti nga forcimi i jenit në tregjet monetare. Në Korenë e jugut KOSPI ra 1.46%. Në Kinë SSEC ra 0.50% dhe në Tajvan TAIEX ra 1.28%. Në Australi dhe Hong Kong tregjet kanë qenë të mbyllura për shkak të festës së pashkëve, motiv për të cilin do të jenë të mbyllura në ditën e sotme edhe bursat europiane. Në tregun monetar euro ra me 0.27% në 1.3063 dollarë, ndërsa monedha amerikane ra me 0.15% në 81.40 jen. Në tregun e lëndëve të para bakri i Shangait ra me 0.9% në orët e para të tregtisë për tu mbyllur në territor pozitiv me rritje 0.3%. Nafta u presua nga pritshmëria e ulët për rritjen ekonomisë globale. Por ndikimin kryesor e ka dhënë lajmi se Irani ka rënë dakord të rihapë bisedimet me perëndimin në lidhje me programin e vet nuklear. Në këtë mënyrë besohet se konflikti mes palëve do të zgjidhet në paqe për të ndikuar pozitivisht në furnizimin botëror me naftë bruto. në metalet e çmuara ari u rrit lehtë në 1mijë e 642 dollarë për onz. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet aziatike ranë sesionin e sotëm të ndikuara nga raporti zhgënjyes i punësimit në Shtetet e Bashkuara për muajin Mars. Investitorët tashmë janë pozicionuar në asete të sigurta për shkak të paqartësisë për performancën e ekonomisë së parë të botës dhe në pritje të statistikave të performoncës së korporatave në shtetet e bashkuara. Në këtë javë priten gjithashtu edhe të dhënat për ekonominë e kinës. Në ditën e premte departamenti amerikan i punës raportoi se punësimi në muajin mars u rrit me vetëm 120 mijë vende pune dhe kjo është një vlerë më e ulët se parashikimi më pesimist që kanë bërë analistët.