|
|
| Bernanke dhe Fitch rrëzojnë bursat europiane |
|
Indeksi pan europian FTSEurofirst 300 ra në pjesën e parë të sesionit me 0.7% në 977.943 pikë. Vendimi i kinës për të ulur normën bazë të interesit ka kaluar në plan të dytë dhe nuk ka mundur dot të luajë rolin e një katalizatori për optimizmin. Analistët thonë se një pjesë e zhgënjimit për investitorët nuk është vetëm banka qendrore në shtetet e bashkuar por edhe korrektimi i vlerës së arit në treg. Sesionin e sotëm metali i verdhë i bizhuve ka rënë më shumë se 20 dollarë. Treguesi për minierat në indeksin e gjerë Stoxx Europe 600 ra 2.1% dhe ai për bankat ra 1.6%. Blu çipi europian EURO STOXX 50 ra 0.8% në 2 mijë e 125.29 pikë. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Bursat europiane u hapën në vlera negative sesionin e fundit të javës. Preformancën më të dobët dhe humbjet më të mëdha po i regjistrojnë stoqet ciklike ku përfshihen aksionet e sistemit bankar dhe kompanitë e minierave. Investitorët janë pozicionuar në asetet të sigurta duke ecur në gjurmë të punimeve në Wall Street një ditë më parë, pasi kreu i Rezervës Federale Ben Bernanke nuk sinjalizoi për veprim të shpejtë të bankës në stimulin sasior të ekonomisë.