|
|
| Bankat e Spanjës rrisin bursat europiane |
|
Bankat e Spanjës janë edhe performueist më të mirë të momentit dhe po regjistrojnë rritje 6%, ndërsa Banco Santander u rrit që në hapje të sesionit me 7%. Indeksi pan europian FTSEurofirst 300 u rrit 1.7% në 999.09 pikë, ndërsa blu çipi europi8an Euro STOXX 50u rrit 2.3% në 2 mijë e 194.38 pikë. Në fundjavë ministrat e financave të bashkimit europian vendosën të akordojnë 100 miliardë euro për rikapitalizimin e bankave të Spanjës. Në koment ët këtij vendimi analistët thanë se shifra është shumë herë më e lartë se pritshmëria në tregje. Kjo shumë cilësohet si e mjaftueshme për të garantuar zgjidhjen e të gjitha problemeve të bankave të Spanjës. Por analistët paralajmërojnë se pavarësisht ndihmës për Spanjën kriza europiane e borxheve sovrane është ende shumë larg përfundimit të saj. Këtë javë parashikohet që tregjet të lëkunden dhe investitorët të jenë të kujdesshëm për shkak të pasigurisë së rezultatit të zgjedhjeve në Greqi. Zgjedhjet e 17 qershorit konsiderohen si një referendum për të ardhmen e Athinës në eurozonë. Për momentin sektori bankar në Europë është edhe performuesi më i mirë indeksi për bankat është rritur 5%. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Bursat europiane u rritën në vlera të larta sesionin e sotëm duke zgjeruar fitmet e javës së kaluar. Investitorët janë pozicionuar në asete me risk duke qenë të sigurt për ekonominë e Spanjës dhe sistemin e saj bankar pas vendimit të Eurogrupit për të akorduar 100 miliardë euro për rikapitalizimin e bankave të ekonomisë së katërt të Eurozonës.