|
|
| Frika për eurozonën rrëzon indekset në Europë |
|
Megjithatë trendi në ditën e sotëm do të përcaktohet nga rezultati përfundimtar i ankandit të bonove sovrane të Italisë. Në treg ka spekulime se ekonomia e tretë në eurozonë dhe anëtare e G7 do të aplikojë për një program të ndihmës financiare nga kreditorët ndërkombëtarë. Lojtarët në treg nuk preferojnë të përfshihen në lojë për shkak të frikës se zgjedhjet e ditës së diel në Greqi mund të imponojnë daljen e Athinës nga blloku i monedhës së përbashkët. Indeksi pan europian FTSEurofirst 300 ra 0.2% në 984.89 pikë duke zgjeruar humbjen 0.3% të ditës së mërkurë. Blu çipi europian EURO STOXX 50 ra 0.3% në 2 mijë e 137.97 pikë. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet europiane u hapën në vlera negative sesionin e sotëm. Në treg pa prevaluar kujdesi i investitorëve mbi të ardhmen e eurozonës dhe presioni është shtuar pas raportit në mbrëmjen e kaluar për vendimin e agjencisë së vlerësimit të kreditit Moody's që zhvlerësoi me 3 nyje borxhin afatgjatë të Spanjës duke cituar si motiv rëndimin e barrës së borxhit publik pas paketës së ndihmës 100 miliardë euro për sistemin banka.