|
|
| Bursat europiane ndalin rënien 3 ditore |
|
Sesionin e kaluar Indeksi pan-Europian FTSEurofirst 300 ra 1.46% në 984.85 pikë. Blu çipi europian EURO STOXX 50 u rrit 0.2% në 2 mijë e 134.40 pikë. Dyshimet mbi aftësinë e europainëve që në samitin e Brukselit të prodhojnë një zgjidhje të kënaqshme për investitorët do të kufizojnë rritjen e vlerës së stoqeve. Ndikim negativ në humorin e investitorëve pritet të japë dhe lajmi se Qipro në mbrëmjen e kaluar zyrtarizoi kërkesën për ndihmën financiare nga kreditorët ndërkombëtarë për shkak të ekspozimit të sistemit të saj bankar ndaj borxheve të Greqisë dhe për shkak të deficitit të saj buxhetor. Ndikim do të japë dhe vendimi i Moody's për të zhvlerësuar borxhin afatgjatë dhe vlerën e depozitës së 28 bankave të Spanjës. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Bursat europiane u hapën në vlera pozitive sesionin e sotëm. Ato ndalën rënien në vlera të mëdha që kanë regjistruar në 3 sesionet e fundit. Megjithatë për shumicën e analistëve ka shumë gjasa që kjo rritje të ketë jetë të shkurtër për shkak të kokëfortësisë së problemit europian të borxhit sovran dhe mungesës së perspektivës së zgjidhjes së menjëhershme dhe përfundimtare. Indeksi pan europian FTSEurofirst 300 u rrit 0.2% në 987.93 pikë, duke ndalur rënien më të madhe ditore në 3 javët e fundit që regjistroi në ditën e hënë.