Banner
LAJMI I FUNDIT
Jepni vlerësimin tuaj në sondazhin e Televizionit SCAN
Mendoni se furnizimi me ujë të pijshëm këtë verë do të jetë më i mirë krahasuar me vitin e kaluar?
slide image

Banner flash 3

...
Me teper..

slide image

Banner flash 2

...
Me teper..

E Enjte, 28 Qershor 2012 09:25   
Sektori i autoveturave rrit bursat europiane

bursa-gjermane-webStoqet europiane  u rritën për të tretën ditë në radhë këtë pjesë të parë të sesionit të sotëm. Rritja e indekseve është mbështetur nga kërkesa për stoqet e sektorit të prodhimit të veturave por megjithatë lojtarët në treg paralajmërojnë se masa e rritjes do të jetë e kufizuar për shkak të paqartësisë mbi rezultatin e samitit të Brukselit që nis në ditën e sotme.

Indeksi pan europian FTSEurofirst 300 u rrit 0.2% në 1 mijë e 2.24 pikë, ndërsa blu çipi europian Euro STOXX 50 u rrit 0.3%. Analistët paralajmërojnë se kjo është një tentativë për të kaluar në vlera pozitive e cila nuk mund të zgjasë më shumë se kaq. Indeksi për prodhuesit e veturave është rritur me 1% dhe  Daimler u rrit me 1.8% Investitorët do të vendosin fokusin tek zhvillimet në eurozonë dhe samiti i Brukselit që nis në ditën e sotme, pavarësisht se ka pak shanse që samiti të prodhojë rezultatet që kërkojnë tregjet.

Në ditën e sotme trendi pritet të përcaktohet edhe nga statistikat që do të publikohen për eurozonën. Kështu pritet statistika për çmimet e prodhuesve në Itali, të dhënat e punësimit gjerman, optimizmi ekonomik për eurozonën dhe të dhënat përfundimtare për prodhimin e brendshëm bruto të Britanisë për tremujorin e parë. Në ditën e mërkurë Indeksi pan-Europian FTSEurofirst 300 është mbyllur në rritje me 1.3% në 998.17 pikë, ndërsa në 4 sesionet e kaluara ky indeks ka humbur rreth 3% të vlerës.

Përgatiti: Ermal Ngjelina

Last Updated ( E Enjte, 28 Qershor 2012 09:50 )
 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.