Banner
LAJMI I FUNDIT
Jepni vlerësimin tuaj në sondazhin e Televizionit SCAN
Sa do të ndikojë te biznesi fushata zgjedhore?
slide image

Banner flash 3

...
Me teper..

slide image

Banner flash 2

...
Me teper..

E Hënë, 02 Korrik 2012 09:37   
Lindja e largët ndal rritjen e bursave europiane

bursat-europiane-4-webBursat europiane kanë qëndruar pranë pikës më të lartë 7-javore që prekën në ditën e Premte. Investitorët janë duke kërkuar ekuilibrin midis statistikës së dobësisë së aktivitetit në ekonomitë më të mëdha në Azi si dhe optimizmi që prodhoi samiti i Brukselit në fundjavën e kaluar. Indeksi pan-europian FTSEurofirst 300 u rrit 0.1% në 1 mijë e 22.68 pikë, pasi regjistroi fitimet më të larta ditore në 7 muajt e fundit në ditën ne premte. Blu çipi europian  EURO STOXX 50 ra 0.1% në 2 mijë e 262.01 pikë.

Në fundjavë indeksi menaxherial i Kinës tregoi rënie në 50 pikë për Qershorin duke sugjeruar se vendi është në stanjacion. Në ditën e premte bursat europiane u mbyllën në pikën më të lartë 7-javore dhe blu çipi europian u rrit 5% duke regjistruar edhe rritjen më të madhe në përqindje në 7 muajt e fundit. Në ditën e Premte bursat u rritën duke ecur në gjurmë të rritjes së fuqishme të pozicioneve afatshkurtra të investitorëve shumica e të cilëve nuk kishin parashikuar një mbyllje rezultative të samitit të udhëheqësve europianë.

Por në treg ka ende analistë dhe lojtarë që paralajmërojnë për teprimin e optimizmit. Analistët argumentojnë se deklaratat në përfundim të samitit ishin shumë herë më pozitive krahasuar me detajet që u ofruan për vendimet që u morën. Analistët thonë se marrëveshja e Brukselit ofroi një vizion për të ardhmen, por mungesa e detajeve të cilat janë duke u punuar do të limitojnë rritjen e mëtejshme të monedhës europiane. Ata thonë se marrëveshja ka një ironi të madhe pasi vendet që supozohet se do të financojnë rikapitalizimin janë njëkohësisht dhe vendet që kanë nevojë për kapital. 

Përgatiti: Ermal Ngjelina

 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.