|
|
| Korporatat e naftës rrëzojnë bursat europiane |
|
Royal Dutch Shell dhe BG Group ranë respektivisht 2.3% dhe 1.9% pasi raport fitimi i tyre për tremujorin e dytë ishte më i ulët se parashikimi. Ndërkohë analistët theksojnë se tregu do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm dhe i brishtë pavarësisht rritjes së spekulimeve se rezerva federale do të miratojë në fillim të gushtit një program të tretë të stimulit sasior monetar të ekonomisë. Një ditë më parë statistika për pasuritë e patundshme për muajin qershor ju shtua listës së gjatë të të dhënave zhgënjyese makroekonomike në Shtetet e Bashkuara. Kjo situatë ka rritur pritshmërinë që në mbledhjen e javës së ardhshme Banka Qendrore Amerikane të miratojë një tjetër program të stimulit sasior. Në ditën e sotëm investitorët do të fokusohet në një seri raportimesh nga korporatat në të dyja anët e atlantikut të veriut. Këto raporte do të japin një tablo më të qartë të dëmit të krizës europiane në ekonominë reale të botës. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Bursat europiane u hapën në vlera negative këtë pjesë të parë të sesionit. Investitorët kanë kërkuar të gjejnë një ekuilibër midis raporteve të dobëta të korporatave dhe pritshmërisë për një program të tretë të stimulit monetar në shtetet e bashkuara. Indeksi pan europian FTSEurofirst 300 ra 0.1% në 1 mijë e 17.14 pikë. Performancën më të dobët po e jep sektori i nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.