|
|
| Bursat europiane zgjerojnë fitimet |
|
Indeksi pan-Europian FTSEurofirst 300 është në rritje me rreth 1% dhe investitorët dhe analistët në tregje shprehen se në takimet e përmuajshme, bankat qendrore në SHBA dhe Europë do të ndërmarrin masa shtesë për të ofruar stabilitet në tregje dhe për të ulur koston e huamarrjes të vendeve të Eurozonës. Sipas të dhënave të publikuara të Premten në Shtetet e Bashkuara, aplikimet për përfitimin e asistencës së papunësisë shënuan rënie me 35 mijë njësi, duke rënë në nivelin më të ulët në 4 vitet e fundit. Përgatiti: Lidion Kulla |



Bursat europiane janë hapur në rritje të fuqishme edhe në sesionin e parë për këtë javë, duke zgjeruar fitimet e javës së kaluar. Në tregjet ekziston ende euforia dhe optimizmi se Banka Qendore Europiane dhe Rezerva Federale në SHBA do të ndërhyjnë për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike.