|
|
| Punësimi në SHBA rrit bursat europiane |
|
Ky indeks humbi 1.2% të vlerës në sesionin e kaluar, pasi Presidenti i Bankës Qendore Europiane, Mario Draghi, zhgënjeu investitorët, të cilët prisnin reagim agresiv të këtij institucioni për të ulur koston e huamarrjes të Italisë dhe Spanjës. Deri në mesditë sektori bankar realizon performancën më të mirë. Gjithashtu edhe kompania gjermane, Siemens, ka fituar rreth 3.2% të vlerës. Përgatiti: Lidion Kulla |
| Last Updated ( E Enjte, 09 Gusht 2012 08:31 ) |



Bursat europiane po qendrojnë në rritje të fuqishme në këtë pjesë të parë të sesionit të sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të një dite më parë. Ndërkohë investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA për muajin Korrik. Indeksi pan-Europian FTSEurofirst 300, është në rritje me rreth 0.8% në 1,056 pikë.