|
|
| Europë, ngadalësimi i ekonomisë rrëzon bursat |
|
Të dhënat e publikuara ditën e sotme, treguan se ekonomia japoneze u rrit me 0.3% në tremujorin e dytë të këtij viti, kundrejt parashikimit për rritje me 0.6%. Edhe Japonia këtë ngadalësim ja faturoi krizës së borxheve në Eurozonë, që ka dëmtuar eksportet dhe shpenzimet konsumatore. Indeksi pan-Europian FTSEurofirst 300, i indekseve kryesore europiane është në rënie me 0.2% në 1,097.38 pikë, ndërsa në sesionin e së Premtes ky indeks ra me 0.1%. Të premten në mbrëmje Presidenti i Rezervës Federale të San Francisco, John Williams, tha se Banka Qendrore në SHBA duhet të lançojë një program tjetër të blerjes së bonove për të ulur normën e papunësisë. Përgatiti: Lidion Kulla |



Bursat europiane po qendrojnë në territor negativ në këtë pjesë të parë të sesionit të sotëm, për shkak të shenjave të tjera të ngadalësimit të ekonomisë globale. Tashmë, vëmendja është përqendruar në aksionin që pritet të ndërmarrin bankat qendrore më të mëdha në botë për të stimuluar ringritjen ekonomike.