|
|
| Stoqet europiane, sesioni i tretë në rënie |
|
Indeksi pan europian FTSEurofirst 300 ra 0.2% në 1 mijë e 70.74 pikë duke qëndruar poshtë nivelit të mesatares së lëvizjes 50 ditore. Ky nivel është një kufi i rëndësishëm teknik i mbështetjes për indeksin. Analistët thonë se tremujori i parë i vitit ka regjistruar rritje teknike si pasojë e shuarjes së risqeve të sistemit, por tashmë ka ardhur koha që të meritojë rritjen e mëtejshme dhe fokusi vendoset tek themelet ekonomike që ndikojnë në performancën e indekseve. Për momentin sektori bankar regjistron humbjet më të mëdha ku Barclays ra 0.8% dhe UniCredit ra 0.9%. Në ditën e sotme fokusi do jetë në raportimin e papunësisë në gjermani, raportimin e komisionit europian për humorin e biznesit si dhe tek emetimi i bonove 10 vjeçare nga Italia. Përgatiti: Ermal Ngjelina |
| Last Updated ( E Enjte, 29 Mars 2012 10:49 ) |



Stoqet europiane ranë në pjesën e parë të sesionit duke ecur në gjurmë të tërheqjes së investitorëve nga loja në treg në bursat amerikane dhe në rajonin e Azisë. Stoqet europiane po regjistrojnë sesionin e tretë në radhë në territor negativ si pasojë e rishfaqjes së shqetësimeve të investitorëve për performancën e ekonomisë globale pas raportit zhgënjyes të produkteve jetëgjata në Shtetet e Bashkuara.