|
|
| Stoqet europiane korrektojnë vlerën |
|
Sub-indeksi për lëndët e para në treguesin e gjerë STOXX Europe 600 ra 0.6%, duke dorëzuar një pjesë të vogël të rritjes 2.3% që regjistroi një ditë më parë. Indeksi pan europian FTSEurofirst 300 ra 0.1% në 1 mijë e 84.35 pikë ndërsa një ditë më parë ky indeks u mbyll në rritje 1.5%. Analistët thonë se shqetësimet e investitorëve janë lehtësuar disi pas statistikës së aktivitetit të prodhimit në shtetet e bashkuara dhe në kinë, por ata argumentojnë se mund të ndodhë që në këto ditë të ketë korrektim të vlerës për shkak të rritjes së menjëhershme dhe në vlerë të lartë të çmimit të stoqeve. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Stoqet europiane ndalën rritjen e sesionit të kaluar kur regjistruan edhe fitimet më të mëdha ditore në 3 javët e fundit. Raport parashikimet financiare thanë se stoqet europiane do të rriten në ditën e sotme, duke u bazuar tek statistika e fortë e prodhimit në Shtetet e Bashkuara, por faktikisht indekset kanë kaluar në territor negativ dhe kryesimin në këtë rënie po e mbajnë aksionet e kompanive të minierave dhe të kompanive të tjera të lidhura me lëndët e para të industrisë.