Tregtarët ambulantë – Tatimet: Ja cilat janë të drejtat dhe detyrimet e tyre
Të gjithë tregtarët ambulantë që ushtrojnë veprimtarinë pa pasur një vend fiks me leje të posaçme të lëshuar nga Bashkia, duhet të regjistrohen në Drejtorinë Rajonale Tatimore. Për tu regjistruar nevojiten një sërë dokumentash, që përfshijnë:
Kërkesë me shkrim
Formular regjistrimi që e plotëson në sportelin e DRT
Kartë identiteti
Leje nga Bashkia që të lejon të tregtosh në vende publike të përcaktuara nga ajo
Më pas duhet të kryejnë edhe regjistrimin online ne efilling.tatime.gov.al.
Të gjithë ambulantët duhet të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tarifën për zënien e hapësirës publike për qëllime biznesi çdo muaj si dhe taksa të tjera të bashkisë.
Në rast ndërprerje të veprimtarisë, duhet të bëni çregjistrimin me një kërkesë drejtuar DRT-së ku jeni regjistruar, pasi keni paguar të gjitha detyrimet tatimore.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.