Tregtarët e borxhit sovran të BE – Bankat e investimeve në Londër mund të zhvendosin operacionet
Bankat që menaxhojnë huamarrjen qeveritare të Bashkimit Europian mund të detyrohen që të zhvendosin disa operacione jashtë Londrës nëse do të vazhdojnë këtë biznes pas Brexit. Një pjesë e madhe e huamarrjes kombëtare të Europës menaxhohet nga bankat e investimeve me seli në Londër, të cilat mbështeten në lejen e ofrimit të shërbimeve në Bashkimin Europian, gjë që mund ta humbasin pas daljes së Britanisë.
Zyrtarët e Bashkimit Europian po konsiderojnë vendosjen e rregullave që i kërkojnë këtyre tregtarëve primarë të kenë operacione më të mëdha në bllok pas daljes së Britanisë. Këto tregtarë përbëhen nga banka, të caktuara nga agjencitë kombëtare të borxhit, për të ndihmuar në huamarrjen e tyre nga investitorët. Burimet thonë se është shumë herët për t’u vlerësuar pjesa e operacioneve që do të detyrohet të zhvendoset.
Banka Qendrore Europiane, mbikëqyrës i huadhënësve në rajon, ka bërë të ditur se po monitoron zhvillimet në lidhje me tregtarët primarë. Barclays, Citi, Goldman Sachs dhe JPMorgan janë ndër bankat e investimeve që kryesojnë në menaxhimin e tregtisë së titujve sovranë në euro.
Ekzekutivët e industrisë thonë se rreh 70% e borxhit Sovran në Europë menaxhohet nga firmat me seli në Londër, që veprojnë si krijues tregu në ankandet e obligacioneve qeveritare apo që shesin borxhin në mënyrë të drejtpërdrejtë te investitorët nëpërmjet marrëveshjeve të përbashkëta (syndicated deals).
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.