Tregtia e Jashtme/ Dalin shifrat për qershorin! Eksporti rritet me mbi 50% Kalon edhe mesataren e 3 viteve të fundit
Eksportet e mallrave janë rritur në muajin qershor, duke shënuar vlerën 35 miliardë lekë. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave mbi Tregtinë e Jashtme, rritja e eksportit është ndjerë me afro 51%, krahasuar me qershor 2019.
Ndërkaq, eksporti në qershor të këtij viti, krahasuar me mesataren e 3 viteve (periudha 2018-2020) është rritur me afro 30%. Nga ana tjetër, importet e mallrave janë rritur po ashtu, me afro 30% krahasuar me qershor 2020.
Konkretisht, importet e mallrave në qershor 2021 ishin në vlerën 67 miliardë lekë. Referuar Instat, krahasuar me mesataren e 3 vjeçarit 2018-2020, edhe importi i qershorit të 2021 është rritur; konkretisht me 26%.
Ndërkaq, sa i takon panoramës së gjysmës së parë të vitit, eksporti i mallrave kapi vlerën 177 miliardë lekë, duke u rritur me afro 41%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit pandemik. Importi, nga ana tjetër, u rrit me afro 31%, duke arritur në 354 miliardë lekë.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.