Tregtia elektronike te inflacioni – Draghi: globalizimi dhe digjitalizimi nuk po frenojnë rritjen e çmimeve
Kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, tha se ka pak prova që tregtia elektronike po frenon rritjen e çmimeve në Eurozonë.
Ka patur një debat mes ekonomistëve se gjigantë të tregtisë online si Amazon kanë patur ndikim te inflacioni në ekonomitë kryesore si Europa dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak të aftësive të këtyre firmave për të ulur çmimet krahasuar me shitësit me pakicë tradicionalë.
Megjithatë, draghi nuk është i bindur se lojtarët online kanë një efekt të madh.
Ai tha se ka patur argumente se ndryshimet strukturore për shkak të globalizimit dhe dixhitalizimit e kanë bërë më të vështirë për Bankat Qendrore që të kontrollojnë inflacionin, megjithatë i hodhi poshtë shqetësimet.
“Ne nuk shohim prova që sugjerojnë se tregtia elektronike po përmban inflacionin në Eurozonë, të paktën në treguesit që mund të vlerësojmë”, tha presidenti i bankës Qendrore Europiane.
Të dhënat javën e kaluar konfirmuan se inflacioni bazë, përjashtuar energjinë dhe ushqimin, shënoi 1.1% në Tetor, poshtë objektivit prej afër 2%.
Draghi pranoi se BQE duhet të tregojë durim në kthimin e nivelit të çmimeve në nivelin objektiv.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.