Tregtia gjermane humbet vrull – Tkurret sufiçiti, ndikojnë politikat e SHBA
Tregtia dhe industria gjermane treguan rënien papritmas në Korrik, gjë që reflekton dëmin e politikave proteksioniste të Donald Trump te fabrikat e ekonomisë më të madhe të Europës. Zyra Federale e Statistikave, deklaroi se eksportet e përshtatura ndaj efekteve sezonalë ranë me 0.9% gjatë muajit, ndërsa importet u rritën me 2.8%, në një nivel rekord prej 94.5 miliardë euro.
Donald Trump ka nisur konflikte tregtare me Kinën, Europën dhe shumë vende të tjera partnere, duke vendosur tarifa në një segment të gjatë të produkteve, për të mbrojtur vendet e punës në SHBA. Sufiçiti tregtar i Gjermanisë u tkurr në 15.8 miliardë euro, nga 19.3 miliardë që ishte në Qershor. Të dhëna të tjera nga Ministria e Ekonomisë, treguan se prodhimi industrial ra me 1.1%, poshtë projeksioneve të analistëve.
Investitorët globalë janë në pritje, ndërkohë që Donald Trump kërcënoi vendosjen e tarifave ndaj 200 miliardë dollarë mallra të tjerë kinezë. Porositë industriale të Gjermanisë ranë me 0.9% në Korrik, pas një rënieje me 3.9% një muaj më parë.
Muajin e kaluar, Salzgitter, prodhuesi i dytë më i madh në vend i çelikut, paralajmëroi për një rritje të importeve në Bashkimin Europian. Kompania theksoi ndikimet nga politikat tregtare të SHBA.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.