Tregtia në Japoni – Rriten ndjeshëm eksportet, zgjerohet sufiçiti me SHBA
Eksportet e ekonomisë së tretë më të madhe në botë, janë rritur me normën më të lartë në 2 vite për muajin Shkurt, duke u rimëkëmbur nga performanca e dobët e janarit që erdhi prej Vitit të Ri hënor.
Megjithatë, rritja e sufiçitit tregtar të Japonisë me SHBA, do të shtojë tensionet me administratën e Donald Trump.
Eksportet u rritën me 11.4% në Shkurt me bazë vjetore, duke injoruar rritjen me 1.3% për Janarin, dhe sipër projeksioneve të ekonomistëve për 10.6% rritje.
Sipas të dhënave të ministrisë së Financave, shifra ishte më e larta që prej Janarit 2015. Eksportet drejt Shteteve të Bashkuara u rritën me 0.4% për Shkurtin me bazë vjetore, kryesisht prej dërgesave më të mëdha të makinave dhe pjesëve të tyre.
Çdo rritje në sufiçitin tregtar me SHBA, do të sjellë shqetësime për politikëbërësit japonezë, duke marrë parasysh komentet e Administratës së Trump për avantazhet tregtare të Japonisë, Kinës dhe Gjermanisë me SHBA.
Sufiçiti tregtar me SHBA u rrit me 1.5% në Shkurt me bazë vjetore në 5.48 miliardë dollarë (611.3 miliardë jen), duke sjellë rritjen e parë që prej Nëntorit 2016.
Për ekonominë e tretë më të madhe në botë, të dhënat rritën optimizmin për një rimëkëmbje ekonomike të nxitur nga kërkesa e jashtme.
Eksportet drejt Kinës, që është partneri më i madh tregtar i Japonisë, u rritën e 28.2% në Shkurt krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.