Tregtia neto e Bashkimit Europian – Rritet suficiti me Shtetet e Bashkuara, zgjerohet hendeku me Kinën
Tregtia neto e Bashkimit Europian është fuqizuar gjatë Janarit, duke treguar një rritje vjetore me 2.5% gjatë muajit. Suficiti tregtar me Shtetet e bashkuara dhe deficiti me Kinën, janë rritur gjatë Janarit, duke shërbyer si shkak për të rritur konfliktet mes 2 ekonomive më të mëdha në botë. Suficiti tregtar në mallra me Shtetet e Bashkuara u rrit me 11.5 miliardë euro në Janar, nga 10.1 miliardë euro që ishte një vit më parë, sipas të dhënave të Eurostat.
Deficiti tregtar i Bashkimit Europian me Kinën, u rrit gjithashtu në 21.4 miliardë euro, nga 20.8 miliardë që ishte një vit më parë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është ankuar vazhdimisht për tregtinë me Europën, duke vendosur tarifa për të kufizuar importet e çelikut dhe aluminit të kontinentit dhe kërcënuar të njejtën gjë për makinat.
Suficiti tregtar i Kinës me Bashkimin Europian përbën gjithashtu një burim tensioni mes dy vendeve, ndërkohë që blloku ka ashpërsuar qasjen kundrejt Pekinit. Në Eurozonë, balanca tregtare rezultoi në një suficit prej 1.5 miliardë euro, në rënie nga 3.1 miliardë që ishte një vit më parë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.