Tregtia neto në Japoni – Eksportet rriten në 4 muaj radhazi prej kërkesës për makinat japoneze
Eksportet e Japonisë janë rritur gjatë Tetorit, duke treguar se kërkesa globale për makinat japoneze dhe pajisjeve elektronike do të vazhdojë të kontribuojë në rimëkëmbjen ekonomike.
Të dhënat nga Ministria e Financave treguan se eksportet u rritën me 14% me bazë vjetore në Tetor, nxitur nga dërgesat e makinave drejt Australisë dhe pajisjeve elektronike drejt kinës.
Të dhënat për tregtinë vijnë pas publikimit të Produktit të Brendshëm Bruto për tremujorin e tretë, ku pati rritje me 1.4% prej kërkesës së fortë jashtë vendit. Analistët presin që eksportet të vazhdojnë të nxisin rritjen ekonomike deri në fund të vitit.
Në volum, eksportet e Japonisë u rritën me 3.8% në Tetor, pas një rritjeje me 4.8% në muajin e kaluar. Vlera e eksporteve drejt Shteteve të Bashkuara u rrit me 7.1% me bazë vjetore, prej pajisjeve motorike dhe për ndërtim.
Suficiti me SHBA u rrit me 11.3% në Tetor në 5.75 miliardë dollarë, një burim shqetësimi për presidentin Donald Trump. Të dhënat sollën muajin e katërt radhazi të rritjes së suficitit tregtar të ekonomisë së tretë më të madhe në botë me Shtetet e Bashkuara.
Dërgesat drejt kinës, që është partneri kryesor tregtar, u rritën me 26.% në Tetor, duke prekur nivel rekord. Importet totale të Japonisë u rritën me 18.9%, rritja më e madhe që prej Janarit 2014. Kjo e çoi suficitin total tregtar të Japonisë në një total prej 2.54 miliardë dollarë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.