Tregtia pas Brexit/ Eksportet britanike në Europë në janar ranë me 40 %! Por zyra e statistikave e cilëson të përkohshme
Eksportet e Britanisë në Europë kanë pësuar një rënie të fortë prej 40.7 % në muajin janar të këtij viti. Këto janë shifrat e para që publikohen nga Zyra Kombëtare e Statistikave që prej aplikimit të rregullave të reja të tregtisë mes Britanisë dhe Bashkimit Europian në kuadër të daljes. Pavarësisht kësaj, kjo rënie e fortë, sipas zyrës së statistikave, ‘është rezultat i faktorëve të përkohshëm”.
Ndërkohë, të dhëna të reja tregojnë se ekonomia britanike ra me 2.9 % në janar pasi u vu në zbatim mbyllja e tretë e vendit si rrjedhojë e pandemisë.
Ekonomia britanike është 9% më e vogël nga sa ishte para nisjes së pandemisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.