Tregtia shqiptare ende “në telashe”, edhe pse tetori bën kthesë! Eksportet në rënie, deficiti në thellim të ndjeshëm
Eksportet shqiptare vijojnë të përballen me probleme duke thelluar rënien e tyre në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, tetori duket se ka njohur në “kthesë të vogël” në krahasim me një muaj më parë.
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, eksportet shqiptare në muajin tetor janë rritur me 8.3 % në krahasim me muajin shtator të këtij viti. Megjithatë, në krahasim me tetorin e një viti më parë, eksportet kanë një rënie prej 10.3 %.
Ndryshe ka ndodhur m e importet e mallrave. Importet e mallrave arritën vlerën 59 mld lekë, duke u rritur me 1,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 13,3 %, në krahasim me Shtator 2019. Ndërkohë, deficit tregtar ëshët thelluar ndjeshëm. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 mld lekë, duke u rritur me 14,3 %, krahasuar me Tetor 2018 dhe duke u ulur me 17,9 %, në krahasim me Shtator 2019.
Në dhjetëmujorin e vitit 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 252 mld lekë, duke u ulur me 3,6 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 540 mld lekë, duke u rritur me 2,9 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 288 mld lekë, duke u rritur me 9,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Rënia vjetore e eksporteve prej 10,3 %, këtë muaj është ndikuar nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,2 pikë përqindje, “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -2,8 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,3 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,04 pikë përqindje.
Eksportet, gjatë këtij dhjetëmujori janë ulur me -3,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,4 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,2 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,2 pikë përqindje,“Ushqim, pije, duhan” me +1,1 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,5 pikë përqindje.
Rritja vjetore e importeve prej 1,6 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,4 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +1,1 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,1 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar negativisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -1,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,2 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,5 pikë përqindje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.