Tregtim produktesh importi pa etiketim – AKU vendos masë administrative dhe asgjëson rreth 7 ton ushqime
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë realizuar 287 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin përgjatë 24 orëve të fundit në kuadër të sigurisë ushqimore prej situatës së krijuar nga COVID-19.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve është vendosur një masë administrative në një subjekt me aktivitet tregtim të produkteve ushqimore të importit pa etiketim si dhe janë asgjësuar 6.7 ton produkte ushqimore më kërkesë të vetë subjektit.
Në kuadër të Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 40 mostra kryesisht në monitorimin e qumështit, si dhe në perime për mbetje pesticidesh si dhe AKU bën me dije se vijohet të këshillohen subjektet ushqimore, për zbatimin me rigorozitet të protokollit të sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.