Tregtonin në kushte të rënda dhe pa dokumenta – AKU gjobit dhe mbyll subjektet në Lezhë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur dhe ka vendosur 2 milionë lekë gjobë për 2 subjekte në qarkun e Lezhës. Sipas AKU-së, masat janë marrë për shkak se subjektet tregtonin produkte në kushte të rënda higjieno-sanitare si dhe pa dokumentacionin përkatës.
Ndërkohë, po ashtu janë bllokuar 200 kg mish derri deri në stabilimentin e përpunimit të gjiros.
Autoriteti u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të shmangin blerje të tilla si dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.