Tregtonin produkte pa dokumentacion – AKU mbyll 3 subjekte dhe bllokon 268 kg produkte të qumështit në Elbasan
Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur 3 subjekte dhe ka bllokuar 268 kg produkte të qumështit në Elbasan.
Në vijim të kontrolleve në kuadër të sigurisë ushqimore, DRAKU Elbasan ka ushtruar kontroll në tregun e hapur ku ka konstatuar disa subjekte që tregtonin produktet ushqimore me origjinë shtazore, pa asnjë dokumentacion veterinar dhe fiskal.
Kështu, nga kontrollet, krahas produkteve të qumështit trupa inspektuese ka bllokuar po ashtu edhe 8 kg mjaltë dhe 6 kg vaj ulliri, ndërsa ka gjobitur edhe 5 subjekte me aktivitet tregtim bulmeti me 600 mijë lekë.
AKU inkurajon operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatorë si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv pranë këtij institucioni.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.