Tregu global i makinave elektrike – Kina kryeson listën për prodhimin dhe shitjen e tyre!
Tregu global i makinave elektrike është mjaft i drejtpërdrejtë. Kina po ecën përpara duke udhëhequr listën ndërkohë që gjithë të tjerët janë ende prapa.
Kina përbën gjysmën e prodhimit dhe shitjes së makinave në botë, sipas hulumtimit të Këshillit Ndërkombëtar jo-fitimprurës për Transportin e Pastër (ICCT).
Kina prodhoi 595,000 nga 1.1 milion automjetet elektrike të prodhuara në të gjithë botën vitin e kaluar, dhe bleu pothuajse po aq shumë.
Kjo është më shumë se Evropa, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të kombinuara (edhe pse shumë prej tyre janë makina premium si Model S dhe X i Tesla).
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.