Tregu i kriptovalutave në Europën Lindore – Udhëzuesi ligjor për secilin vend
Me rritjen e kriptomonedhave në të gjithë botën, lind nevoja për të identifikuar qartë se cilat vende favorizojnë, mbështesin dhe synojnë rregullimin e tyre. Pas Azisë, Europa është kontinenti më i madh që ka treguar interes mbi valutat dixhitale si një aset ose instrument financiar alternativ.
Monedhat virtuale nuk janë të mirëpritura në të gjitha vendet e Europës Lindore. Referuar të dhënave të Bibliotekës së Kongresit Amerikan, më e madhja në botë me miliona libra, fotografi, gazeta, harta dhe dorëshkrime si dhe informacione sa i takon kriptovalutave, ato ndryshojnë varësisht shteteve. Më poshtë është edhe një tablo e përgjithshme mbi politikat që ndjekin këto vende lidhur me kriptovaluatat:
Serbia
Serbia është një vend shumë i kujdesshëm lidhur me krizat e kriptovalutave. Vendi y distancua në 2017 duke deklaruar se Bitcoin dhe monedhat e tjera dixhitale nuk janë të rregulluara në vend. Si rezultat, ato nuk mudn të përdoren si mënyrë pagese për mallra dhe shërbime, pavarësisht se nuk ka pasur ansjë ndalim të qytetarëve për tregtimin dhe shkëmbimin e tyre. Por, ata që jetojnë në Serbi duhet të bëjnë kujdes paraprakisht para se të investojnë në ndonjë kriptovalutë. Ndërsa qeveria mund të mos ndalojë tregtimin ose shkëmbimin e monedhave, ato po ashtu nuk ju mbrojnë.
Hungaria
Ndërsa qeveria hungareze nuk ka adresuar në ët vërtetë përdorimin e kriptomonedhave brenda kufijve të saj, ajo ka treguar në mënyrë indirekte vullnetin e saj për të përfituar nga tregtia ose shkëmbimi i tyre duke kërkuar që banorët të paguajnë taksa mbi tregjet e tyre të fshehta dhe aktivitetet e minierave.
Këto detyrime financiare përfshijnë një taksë mbi të ardhurat personale prej 15% dhe një tjetër 22% për mbulimin shëndetësor. Megjithatë, ajo nuk mbështet përdorimin e valutave dixhitale për aktivitete të paligjshme. Në këtë kuadër, miratoi një ligj në 2017 sipas të cilit do të kapte të gjitha kriptomonedhat që lidhen me skemat e pastrimit të parave.
Çekia
Çekia ka deklaruar së fundmi se bankat e vendit nuk janë në rrezik nga kriptovalutat, ku qeveria duket se ka inkurajuar investimet në këto monedha. Megjithatë, vendi mori një qëndrim kundër përdorimit të tyre për qëllime të pastrimit të parave dhe evazionit fiskal. Ndaj, ata miratuan një ligj që të gjitha shkëmbimet e kryera të shoqërohen me emrat dhe informacione të tjera shtesë të tregtarëve për të parandaluar aktivitet e paligjshme.
Rusi
Kur është fjala për kriptovalutat, Rusia duket vendi më i diskutueshëm në Europën Lindore. Më 7 Korrik 2019 ishte parashikuar miratimi i një projektligji që do të ndikojë në bllokimin e tyre. Qëllimi kryesor i tij është parandalimi i kriminalizimit të monedhave dixhitale dhe përdorimi i tyre si mjet për pastrimin e parave. Natyrisht, ky projektligj ka ngritur shumë shqetësime, pasi shumë mendojnë se kjo është një politikë kufizuese që do të mbysë ekonominë ën rritje të kriptomonedhave.
Shqipëria
Vendi ynë nuk ka shprehur pëlqim ndaj kripotovalutave. Ende nuk ka asnjë operator financiar të licencuar, aktiviteti i të cilit përfshin përdorimin e monedhave virtuale.
Rumania
Rumania ndërkohë është një vend shumë ‘miqësor’ me monedhat virtuale dhe inkurajon rritjen e tyre. Bitcoin-i i parë i vendit u prezantua katër vjet më parë, në vitin 2014. Qeveria e vendit ka shprehur interesin ndaj kriptovalutave, por ka cilësuar si të domosdoshme nevojën për rregullimin e tregut. Prandaj, qytetarët rumunë mund të përfitojnë nga pranimi dhe mbështetja e qeverisë për të investuar në to.
Maqedonia
Qeveria maqedonase e konisderon aktivitetin e kriptovalutave të paligjshëm. Sipas një deklarate zyrtare të Guvernatorit të atëhershëm të Bankës Kombëtare të Maqedonisë, Dimitar Bogov, operacionet ndërkombëtare të pagesave kryhen nga bankat, ndaj tregtimi dhe përdorimi i Bitcoin sipas tij cilësohej i paligjshme.
Lituania, Estonia dhe Letonia
Këto tre vende janë shumë ‘mikpritëse’ rreth përdorimit të këtyre monedhave dhe për më tepër kanë nënshkruar edhe një Memorandum Mirëkuptimi për këtë qëllim.
“Ministria e Estonisë, Ministria e Letonisë dhe Ministria e Lituanisë njohin rëndësinë e zhvillimit të tregut të kapitaleve dhe një kornizë më të fortë institucionale për të trajtuar sfidat ndërkufitare në shtetet baltike duke mbështetur zhvillimin e inovacioneve të tregut të kapitaleve dhe teknologjive të reja me një konsideratë për zgjidhjet rajonale Fintech”.
Ndërsa kriptovalutat nuk janë ende të ligjshme në të tre vendet, qeveritë përkatëse po kërkojnë mënyra se si mund të rregullojnë tregun. Lituania po shqyrton vendosjen e tatimit mbi fitimet nga kapitali në që gjithë të ardhurat e monedhave virtuale.
Ndërsa Estonia ka një qasje miqësore, pasi janë të kujdesshëm në lidhje me keqpërdorimin e tyre si një instrument për pastrimin e parave.
Ukraina
Rregullimi i monedhave virtuale në Ukrainë është ende në fazat e tij të para. Në fakt, qeveria ka nisur kohët e fundit të përfshijë këto monedha në tregun e lirë në vend. Ukraina është aktualisht një vatër për kriptovalutat, me Bitcoin që është edhe më i popullarizuar. Qëllimi i qeverisë ukrainase është të legalizojë kriptovalutat, duke i bërë një instrument ligjor financiar. Megjithatë, ata janë gjithashtu të vetëdijshëm për rreziqet që paraqesin kriptomonedhat, kryesisht mbi përdorimin e tyre për aktivitete të paligjshme.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.