Tregu i sigurimeve – AMF: Tendenca të qëndrueshme rritjeje nga viti në vit
Tregu i sigurimeve ka regjistruar një rritje të qëndrueshme nga viti në vit, jo vetëm në rritjen e volumit të primeve të shkruara bruto, por edhe të numrit të kontratave.
Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, sigurimet e Jo-Jetës kanë parë edhe rritjen më të madhe të numrit të kontratave, që zënë edhe pjesën më të madhe të tregut të sigurimeve. Kjo sipas AMF-së, tregon një ndërgjegjësim si dhe një përfshirje më të madhe të popullsisë në tregun e sigurimeve.
Referuar të dhënave të periudhën janar-maj përgjatë pesë viteve, 2014-2018, evidentohet një rritje e numrit të kontratave, veçanërisht në periudhën janar-maj 2017 dhe janar-maj 2018.
Vetëm në periudhën janar-maj të këtij viti numërohen 462 260 kontrata, duke u rritur me rreth 26.9% krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2014.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.