Tregu i verës, parashikimi: Turistët e huaj në Itali do të blejnë më shumë 73 mln shishe vere
Rreth 62 milionë turistë të huaj do të mbërrijnë në Itali gjatë vitit 2018 sipas parashikimeve. Gjermania do të jetë edhe tregu kryesor me rreth 15% të totalit të turistëve, ndjekur nga SHBA, e cila pritet të ketë edhe rritjen më të madhe, Franca, Britania e Madhe dhe Zvicra.
Sipas një studimi, këta vizitorë do të konsumojnë rreth 73 milionë shishe vere italiane. Vlerësimi vjen nga të dhënat e Iri për Vinitaly Observator2018, sipas të cilit në Itali vitin e kaluar u shitën 352 milionë litra verë.
Studimi u krye në një mostër prej 500 turistësh të huaj midis 21 dhe 50 vjeç dhe parashikon se do të ketë një konsum të lartë të verës italiane. Kjo u konfirmua nga rritja me 6.5% e shitjeve në tremujorin e parë të vitit 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në krye të vendeve më tërheqëse nga turizmi i verës janë Gjermania, SHBA, Britania e Madhe, Zvicra dhe Franca. Por, ka natyrisht edhe tregjet në zhvillim si ai aziatik, veçanërisht Kina dhe Japonia.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.