Tregu valutor “i ngrirë” për monedhat kryesore – Në rënie ari, argjendi dhe lira turke
Dita e mërkurë nuk ka shënuar asnjë luhatje në vlerat e valutave kryesore që listohen në tregun vendas të këmbimit valutor. Euro mbetet i fiksuar në kuotën e 125.8 lekëve në blerje dhe 126.3 lekëve në shitje, ndërsa dollari amerikan mbetet në nivelin e 107 lekëve në blerje, por është rritur me 0.5 lekë për njësi në shitje duke arritur në 108 lekë për njësi.
Ndryshe nga euro që ka pasur luhatje minimale brenda kufijve të 0.03 lekëvë gjatë ditëve të fundit, dollari ka pasur një dinamikë disi më të lartë dhe fakti që është rritur vlera në shitje mund të nënkuptojë një forcim të valutës në vijim.
Sa i takon valutave të tjera, ato kanë mbetur të pandryshuara në të gjithë vlerat dhe këmbehen si më poshtë:
- GBP/ALL 00 – 143.0
- AUD/ALL 50 – 80.20
- CAD/ALL 50 – 82.30
- CHF/ALL 00 – 109.00
Ndërkohë, bazuar në kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ndryshe nga valutat, vlera e komoditeteve si ari dhe argjendi kanë pasur luhatje më të theksuara. Krahasuar me fillimin e Korrikut, ari vlerësohet në 124530.31 lekë, duke rënë me rreth 403 lekë për njësi. Në rënie paraqitet edhe argjendi me 14.63 lekë për njësi, tashmë në kuotën e 1716.15 lekëve.
Ndërsa ndikimi i zhvillimeve të lirës turke në tregjet ndërkombëtare është shtrirë edhe në vend, ku lira ka shfaqur rënie me 0.86 lekë dhe ndodhet tashmë në kuotën e 22.82 lekëve për njësi.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.