Trump: ”11 miliardë dollarë, tarifa për produktet që vijnë nga Bashkimi Europian”
Presidenti i SHBA, Donald Trump është shprehur se Shtetet e Bashkuara do të vendosnin tarifa që do të kapin vlerën e 11 miliardë dollarëve për produktet që vijnë nga Bashkimi Europian. Ky vendim i presidentit Trump erdhi, pasi Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA propozoi një listë të produkteve të synuara si hakmarrje për subvencionet evropiane të avionëve.
“Organizata Botërore e Tregtisë konstaton se subvencionet e Bashkimit Europian për Airbus kanë ndikuar negativisht në Shtetet e Bashkuara, të cilat tani do të përballen me tarifat që do kapin vlerën e 11 miliardë dollarëve, të produkteve të BE-së! BE-ja ka përfituar nga SHBA-të për sektorin e tregtisë për shumë vite, ndaj së shpejti kjo situatë do të ndalet! ” ka shkruar Trump në Twitter.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.