Trump apel republikanëve që të dorëzojnë faturën tatimore para Krishtlindjeve
Presidenti Donald Trump iu drejtua Senatit për të rishikuar kodin e taksave të SHBA, ku një pjesë e ligjvënësve republikanë kërkuan ndryshime në faturën tatimore. Trump u ka bërë thirrje republikanëve të dorëzojnë këtë të fundit në tryezën e tij para Krishtlindjeve.
Por, kjo seancë dëgjimore e Komitetit të Buxhetit të Senatit ditën e sotme, kur liderët republikanë shpresonin të dërgonin legjislacionin në një votim të plotë në Senat, është bërë një pengesë e mundshme nga republikanët Ron Johnson dhe Bob Corker, të cilët thanë se ata mund të votojnë kundër masës.
‘Opozita’ e tyre mund të jetë pengesa e parë e madhe për reformën republikane të taksave në Senat, ku ‘luftimet’ politike vranë përpjekjet e partisë për të përmbysur ligjin e kujdesit shëndetësor të Obamës.
Kështu, Corker kërkon një masë që do të parandalonte faturën e taksave nga hedhja poshtë e deficitit federal. Ndërsa Johnson dëshiron një marrëveshje më të mirë për ndërmarrjet e ashtuquajtura kalimtare që përfshijnë bizneset e vogla.
Aprovimi i buxhetit është jetik për strategjinë republikane të miratimit të legjislacionit tatimor me një shumicë të thjeshtë në Senatin me 100 vende, ku ata e kontrollojnë me një diferencë 52- 48.
Sipas republikanëve, fatura e Senatit do të zvogëlonte normën e tatimit në korporata në 20 për qind nga 35 për qind pas një vonese një vjeçare. Ajo do të impononte po ashtu një taksë të njëkohshme për fitimet e huaja të korporatave, duke përjashtuar përfitimet e huaja të ardhshme nga taksat e SHBA.
Por kjo do të shtonte më shumë se 1.4 trilion dollarë për deficitin federal gjatë dekadës së parë, sipas analizës së kongresit. Republikanët kanë thënë se rritja ekonomike e nxitur nga shkurtimet e taksave do të gjeneronte të ardhura të reja të reja tatimore për të eliminuar çdo deficit të ri.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.