Trump dhuron 400,000 dollarë për Departamentin e Sigurisë Kombëtare!
Presidenti Trump, zbuloi se ai dhuroi një të katërtën e pagës prej 400,000 dollarë për Departamentin e Sigurisë Kombëtare.
“Ndërkohë që shtypi nuk pëlqen të shkruajë në lidhje me këtë fakt, as nuk kam nevojë për ta. Unë jap pagën time presidenciale vjetore prej 400,000 $ për agjencitë e ndryshme gjatë gjithë vitit, si kjo për Sigurinë e Atdheut,” shkroi Trump.
Nuk ishte e qartë se kur ka nisur ky donacion, por Shtëpia e Bardhë në janar, tha se Trump dhuroi pagën e tij nga tremujori i tretë i vitit 2018 për Institutin Kombëtar, nën kauzën e abuzimit me alkoolin. Trump premtoi të mos pranojë pagën vjetore prej 400,000 dollarë presidenciale, e cila, sipas ligjit, duhet të paguhet.
Pra, Trump ka dhuruar pagesat tremujore në departamente dhe agjenci të ndryshme federale, duke përfshirë, ndër të tjera, departamentet e Arsimit, Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Transportit dhe Veteranëve.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.