Trump do hapë “portat” – Propozon shitjen e gjysmës së rezervave të naftës
Çmimet e naftës u regjistruan në rënie gjatë sesionit të sotëm, pas propozimit të Donald Trump për të shitur gjysmën e rezervave strategjike të naftës së vendit. Kjo ka lënë në hije tërësisht përpjekjet e OPEC për të nxitur çmimet nëpërmjet një marrëveshje të re për shkurtimin e prodhimit.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 53.44 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 50.71 dollarëve për fuçi. Plani i Trump parashikon shitjen e gjysmës së rezervave nga vitit 2018 deri në vitin 2027 me qëllimin për të mbledhur 16.5 miliardë dollarë, tregojnë dokumentet e bëra publike të Hënën.
Ndër të tjera, ky dokument flet edhe për mundësinë e rritjes së prodhimit në Alaskë. Lëshimi i rezervave të naftës amerikane do të përmbyste tregun me ofertë, duke bërë nul përpjekjet e OPEC dhe duke fryrë ndjeshëm mbingarkesën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.