Trump do mungojë në Davos – Anulon delegacionin e SHBA në FEB prej mbylljes së Qeverisë
Presidenti Donald Trump, ka anuluar delegacionin e tij në Forumin Ekonomik Botëror, prej mbylljes së pjesshme të qeverisë federale. “Prej konsideratës për 800,000 punëtorë amerikan që nuk po marrin pagën dhe për t’u siguruar që ekipi i tij do të japë të gjithë ndihmën e mundshme, Presidenti Donald Trump ka anuluar udhëtimin e delegacionit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, tha në një deklaratë sekretarja për shtyp Sarah Sanders.
Më herët gjatë javës, Shtëpia e Bardhë tha se kishte planifikuar të dërgonte Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin, Sekertarin e Shtetit Mike Pompeo, Sekretarin e Tregtisë Wilbur Ross, Përfaqësuesin e Tregtisë në SHBA Robert Lighthizer dhe Chris Liddell, asistentin e presidentit dhe zv/kryetarit të stafit për koordinimin e politikave.
Trump anuloi planet e tij për të marrë pjesë në forum javën e kaluar, duke përmdendur mbylljen e Qeverisë. Konferenca vjetore mbledh liderët botëror dhe krerët e bizneseve. Tema e këtij viti është “Globalizimi 4.0: Formimi i një Arkitekture në Epokën e Revolucionit të Katërt Industrial”.
Më herët gjatë javës, presidenti shtyu udhëtimin e Nancy Pelosi me anëtarë të tjerë të kongresit për të vizituar trupat amerikane në Afganistan. Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, të gjithë delegacionet e kongresit jashtë vendit që do përdorin avionë të financuar nga qeveria federale, do të anulohen nga Trump deri sa mbyllja të përfundojë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.