Trump do të zvogëlojë praninë ushtarake në Gjermani. Polonia shpreh dëshirën si destinacion i ri
Presidenti amerikan Donald Trump ka aprovuar një plan për tërheqjen e 9,500 trupave amerikane nga bazat në Gjermani deri në shtator, thonë mediat amerikane.
Trump, i cili ka kohë që është ankuar se anëtarët evropianë të NATO duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre, raportohet se dëshiron që nivelet e trupave amerikane të shkojnë në 25,000.
Trupat ose do të lëvizin diku tjetër ose do të kthehen në shtëpi, raportojnë media amerikane, duke cituar një zyrtar qeveritar.
Tensionet midis SH.B.A. dhe aleatëve të saj në NATO janë rritur nën presidencën e Trump.
Presidenti ka thënë se anëtarët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) nuk duhet të mbështeten më tek SHBA kaq shumë për të mbajtur kostot e ruajtjes së aleancës.
Ministria e Jashtme gjermane nuk ka komentuar, por dy anëtarë të vjetër të partisë qeverisëse të Unionit Kristian Demokrat shprehën shqetësimin për lajmet.
Ndërkohë, kryeministri polak Mateusz Moraëiecki tha se shpresonte që disa prej trupave të shpërngulur nga Gjermania të ri-caktoheshin në vendin e tij.(BBC)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.