Trump hedh poshtë shqetësimet, pas rritjes së rasteve me Covid-19: “SHBA nuk do të mbyllet sërish”
Presidenti Donald Trump tha këtë Javë se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllin përsëri bizneset, ndërkohë që shumë shtete kanë raportuar një rritje të infeksioneve të reja me koronavirus. “Ne nuk do të mbylemi përsëri”, tha Trump gjatë një interviste. Komentet e tij vijnë pasi këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudloë dhe Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, thanë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbyllin ekonominë përsëri.
Në një thirrje ndaj guvernatorëve, Zv/Presidenti Mike Pence, i inkurajoi ata që të përsërisin deklaratën e administratës se rritja e numrit të testimeve ka sjellë rritjen e infeksioneve, sipas Neë York Times. Analistët zbuluan se rastet pozitive kanë tejkaluar numrin mesatare të testimeve në të paktën 14 shtete.
Restorantet, palestrat, shkollat dhe biznese të tjera, u mbyllën në muajin Mars, ndërkohë që vendi u përballë me vatra të mëdha të koronavirusit, që ka lënë deri më tani 118,000 persona të vdekur dhe 2.16 milionë të infektuar në SHBA.
Miliona amerikanë janë të papunë si pasojë e pandemisë dhe Trump ka kthyer fuqizimin ekonomik në qendër të fushatës për t’u rizgjedhur në muajin Nëntor.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.