Trump kundër OBSH: Përmirësohuni ose do ju ndërpresim përfundimisht të gjitha fondet!
Presidenti Donald Trump i ka shkruar një letër shefit të Organizatës Botërore të Shëndetit ku shkruan se nëse agjencia nuk bën “përmirësime të mëdha thelbësore” në muajin tjetër, SHBA do të ndërpresë pa kthim fondet dhe do të rishqyrtojë anëtarësimin e saj në OBSH.
Letra e gjatë iu drejtua Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Trump e ndau letrën në një tweet të hënën. Letra pasoi një seri akuzash kundër organizatës.
Më 14 Prill, Trump njoftoi se po ndalte me afro 400 milion dollarë fondet e SHBA-së drejtuar OBSH, ndërsa administrata e tij kreu një përmbledhje mbi atë që ai e përshkroi si “përgjigjen e dështuar të agjencisë ndaj shpërthimit të COVID-19”.
Ekspertët global të shëndetit paralajmëruan kundër një lëvizje të tillë, pasi agjencia po ndihmon aktualisht vendet në zhvillim e sipër, që në të kundërt, mos-ndihmimi i tyre mund të përkeqësojë shpërthimin global dhe ta vështirësojë situatën edhe për SHBA.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.