Trump njofton zbulimin e kurës kundër koronavirusit, edhe pse FDA është skeptike: Të futet në përdorim menjëherë, lëvizni shpejt
“HYDROXYCHLOROQUINE & AZITHROMYCIN, të marra sëbashku kanë një shans real që të bëhen një në ndryshuesit më të mëdhenj të rrjedhës së historisë së mjekësisë”. Ka qenë ky njoftimi i bërë nga presidenti amerikan Donald Trump.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump shkruan se FDA ka lëvizur malet dhe ilaci kundër koronavirusit do të futet në përdorim “menjëherë”. “Njerëzit po vdesin, lëvizni shpejt dhe Zoti i bekoftë të gjithë” shkruan Trump.
Ajo për të cilën Trump shkruan se është një “game changer” në historinë e mjekësisë është përdorur më herët për luftën kundër malarjes.
Ajo që duhet evidentuar është se FDA (Food and Drug Administration) dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë janë skeptikë për këtë ilac.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.