Trump pendohet që nuk ka vendosur tarifa edhe më të larta për Kinën
“Kur Presidenti Donald Trump tha të Dielën se kishte mendime të dyta për përshkallëzimin e luftës tregtare me Kinën, ai donte të thoshte se dëshironte që të kishte ngritur tarifat për Pekinin edhe më shumë” u shpreh Shtëpia e Bardhë.
Trump, i cili njoftoi tarifa më të larta për mallrat kineze javën e kaluar, ngriti vetullat gjatë një takimi me kryeministrin britanik, Boris Johnson, në G7 kur ai u përgjigj në mënyrë pozitive për pyetjet e reporterëve nëse kishte ndonjë mendim të dytë për lëvizjen e tarifave.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham kërkoi të shpjegojë vërejtjen.
“Përgjigja e tij është keqinterpretuar. Presidenti Trump u përgjigj në mënyrë pozitive – sepse ai shpreh keqardhje për mos ngritjen e tarifave edhe më shumë” tha ajo në një deklaratë.
Burimi origjinal: Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.