Trump-Putin, takim në Helsinki – Presidenti amerikan kritikon politikat e kaluara të Uashingtonit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe lideri rus Vladimir Putin, mbërritën në pallatin presidencial në Finlandë për samitin e shumëpritur, pasi Trump fajësoi politikat e shkuara të Washingtonit, për marrëdhëniet e dobëta mes dy vendeve. Ministria e Jashtme e Rusisë, mirëpriti publikimin e Trump në Twitter përpara samitit, ku kritikoi hetimin e Rusisë për ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane si dhe politika të tjera të Shteteve të Bashkuara.
“Marrëdhënia jonë me Rusinë nuk ka qenë ndonjëherë kaq keq dhe kjo për shkak të politikave të gabuara të Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump në Twitter. Kremlini deklaroi se nuk pret shumë nga takimi, por që shpreson se do të jetë hapi i parë drejt arritjes së një zgjidhjeje.
“Presidenti Trump dhe Putin e respektojnë njëri-tjetrin, Nuk ka axhendë të qartë. Kjo do të përcaktohet nga krerët e shteteve ndërkohë që bisedojnë me njëri-tjetrin”, tha zëdhënësi i Kremilinit Dimitry Peskov.
Samiti vjen në një kohë që marrëdhëniet mes 2 superfuqive ndodhen në nivelin më të dobët që prej luftës së ftohtë. Trump ka thënë prej kohësh se është në interes të Shteteve të Bashkuara që të përmirësohen lidhjet. Kritikët dhe këshilltarët e Trump i kanë bërë thirrje presidentit që ta përdorë samitin për t’i bërë thirrje Putin për aktivitete si aneksimin e Krimesë, ndërhyrjen në zgjedhjet perëndimore dhe helmimin e spiunit rus në Angli, gjëra të cilat Moska i ka mohuar.
Ndëkohë që Trump ka një javë jashtë Shteteve të Bashkuara, prokurorët që po hetojnë Rusinë për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016, akuzuan 12 rusë ditën e Premte, për vjedhjen e dokumenteve të partisë demokrate.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.