Trump shpall Ditën e Lutjeve për viktimat e uraganit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur sot Ditën Kombëtare të Lutjeve për viktimat e përmbytjeve masive, që janë shkaktuar nga uragani “Harvey” në Teksas dhe Luizianë.
Gjatë vizitës së djeshme në Teksas, Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump janë takuar me të mbijetuarit e uraganit dhe vullnetarët në Hjuston, qytet që është paralizuar nga vërshimet.
Presidenti Trump ka përgëzuar ndihmësit për përgjigjen ndaj banorëve pas stuhisë “Harvey” dhe ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve federale, shtetërore dhe lokale, ishte “fantastik”.
Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, më vonë kanë udhëtuar për në Luiziana, ku po ashtu ka pasur përmbytje nga uragani “Harvey”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.