Trump shpjegon pse nuk po e njeh fitoren e Biden dhe konfirmon: Dorëzimi i vaksinave, javës tjetër
Marrja në dorëzim e vajksinës kundër Covid do të nisë javën e ardhshme. Kjo është njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump ndërsa fliste para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Sa i përket çështjes së zgjedhjeve presidenciale, Trump ka deklaruar se nëse Kolegji Zgjedhor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të certifikojë fitoren në zgjedhje të Joe Biden atëhere do ta lerë Shtëpinë e Bardhë.
Trump u tha gazetarëve sedo të ishte e vështirë për të që të lëshojë pushtetin për Biden me rrethanat e tanishme, duke insistuar se “zgjedhjet kanë qenë një mashtrim”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.