Trump surprizon me tarifa të reja – Shtohen $300 mld mallra kineze të importit në listën e barrierave
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, premtoi se do të vendosë 10% tarifa ndaj 300 miliardë dollarë mallra kinezë të importit më datë 1 Shtator, duke përkeqësuar luftën tregtare mes 2 ekonomive më të mëdha në botë dhe tronditur tregjet financiarë. Masa e lajmëruar këtë javë do të zgjerojë tarifat ndaj të gjithë mallrave kinezë që importojnë Shtetet e Bashkuara dhe shënon ndalesën e armëpushimit të arritur mes 2 vendeve.
Trump kërcënoi gjithashtu se do të rrisë më tej tarifat nëse presidenti kinez Xi Jinping nuk arrin një marrëveshje tregtare. “Unë mendoj që presidenti Xi Jinping kërkon të arrijë një marrëveshje, por sinqerisht, gjërat nuk po ecin aq shpejtë sa ç’duhet ”, tha Trump. Presidenti i bëri lajmërimet në disa postime në Twitter, pasi negociatori tregtar e informoi atë mbi progresin e dobët në Shangai të bërë këtë Javë. Trump shtoi më vonë se nëse negociatat dështojnë, tarifat do të rriten përtej 25%-shit të vendosur ndaj 250 miliardë dollarë mallrave të importit.
Zyrtarët kinezë bënë të ditur se tarifat nuk përbëjnë mënyrën e duhur për të zgjidhur një konflikt dypalësh tregtar. Lajmet për tarifat e reja tronditën tregjet financiarë. Ditën e fundit tregtare, aksionet aziatike ranë ndjeshëm, ndërsa çmimet e naftës humbën rreth 8%. Agjencia e vlerësimit të kreditit Moody’s, lajmëroi se tarifat e reja do të dëmtojnë ekonominë botërore ndërkohë që Eurozona, SHBA dhe Kina ndodhen në ngadalësim.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.