Trump thotë se po përdor hidroksilklorinë për të shmangur Covid – Zyrtarët e shëndetit publik paralajmërojnë se mund të jetë i pasigurt
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai po merr hidroksilklorinë për të shmangur koronavirusin, megjithë zyrtarët e shëndetit publik, paralajmërojnë se mund të jetë i pasigurt.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai u tha gazetarëve se filloi të marrë medikamente kundër malaries dhe lupus kohët e fundit.
“Po e marr për rreth një javë e gjysmë tani dhe jam akoma këtu”, ishte njoftimi i tij i befasishëm.
Nuk ka asnjë provë që hidroksilklorina mund të luftojë koronavirusin, dhe rregullatorët paralajmërojnë se ilaçi mund të shkaktojë probleme në zemër.
Presidenti 73-vjeçar ishte duke mbajtur një takim kushtuar industrisë së restoranteve në vështirësi, kur reporterët zbuluan se ai po përdorte ilaçin.
“Ju do të befasoheni se sa njerëz po e marrin atë, veçanërisht punëtorët e vijës së parë, shumë të tjerë po e marrin atë”, u tha ai gazetarëve.
I pyetur se cilat ishin provat e tij për përfitimet pozitive të hidroksilklorinës, Trump tha: “Këtu janë provat e mia: Unë marr shumë thirrje pozitive në lidhje me të”.
Megjithëse disa njerëz në Shtëpinë e Bardhë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, presidenti tha përsëri se ai kishte “zero simptoma” dhe po testohej shpesh.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) muajin e kaluar lëshoi një këshillë duke thënë se hidroksilklorina “nuk është treguar e sigurt dhe efektive”. Ajo citoi raporte se ilaçi mund të shkaktojë probleme serioze të ritmit të zemrës në pacientët Covid-19.
FDA paralajmëroi kundër përdorimit të ilaçeve jashtë spitaleve, ku agjencia ka dhënë autorizim të përkohshëm për përdorimin e tij në disa raste. Testet klinike të ilaçit gjithashtu janë duke u zhvilluar.
Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thonë se nuk ka ilaçe ose terapeutikë të aprovuar për të parandaluar ose trajtuar Covid-19, i cili konfirmohet se ka infektuar më shumë se 1.5 milion njerëz në SHBA, duke vrarë mbi 90,000 pacientë. (BBC)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.