Tryezë për Reformën Zgjedhore – Ndryshimet në 6 shtylla kryesore, Borchardt: Të dënohen shkelësit
Reforma zgjedhore do të zhvillohet në gjashtë boshte kryesore që janë masat për parandalimin e blerjes së votës, financimet e partive, votimi i emigrantëve, regjistri i zgjedhësve dhe administrate zgjedhore.
Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore zhvilloi të premten mbledhjen e radhës, në formën e një tryeze teknike pune ku u shtruan për diskutim këto çështje.
I pranishëm në takim, Ambasadori i OSBE Bernd Borchardt tha se është mjaft e rëndësishme që reforma të përfundojë Brenda afatit dhe të adresojë çështjet e rëndësishme si dënimi i shkeljeve në proceset zgjedhore.
Përfaqësuesit e partive të vogla në Komision kanë debatuar gjatë pas vendimit që diskutimet teknike të kryheshin pa praninë e kamerave.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.