Turbulencat/ Pas Kosovës, kompania e njohur e fluturimeve përballet sërish me pasoja. Plagosen 35 pasagjerë
Pas rastit të rëndë në qershor të fluturimit nga Kosova për në Bazel të Zvicrës, imazhet e të cilit u bënë publike nga videot amatore të pasagjerëve, ndodhi mbrëmë vonë devijimi i fluturimit të Air Canada nga destinacioni i parashikuar për po të njëjtat arsye; ‘turbulenca të forta ajri’.
Fluturimi AC33, me 269 pasagjerë dhe 15 persona të ekuipazhit, po fluturonte nga Vancouver për në Sydney, Australi, kur avioni i Boeing 777 “hasi në turbulenca të paqëndrueshme dhe të papritura afërsisht dy orë përpara Hawai”, bëri me dije linja ajrore. Avioni u transferua në Honolulu dhe u ul në orën 12:45 të mbrëmjes. 35 Udhëtarët e lënduar u dërguan në spital, 9 prej të cilëve kishin pësuar dëmtime serioze, raportoi media lokale, duke cituar zyrtarët e Hawai.
“Aeroplani duhet të ketë rënë rreth 100 metra ose diçka e tillë, sepse të gjithë u ngjitëm në tavan si të ishim duke dalë jashtë avionin”, tha një nga udhëtarët dëshmitar të ngjarjes. “Tek sedilja përpara meje, vajza goditi kokën tek pjesa plastike e sipërme e cila u thye dhe më pas dolën maskat e oksigjenit, dhe në moment u krijua shumë panik“, u shpreh pasagjeri, Michael Bailey, për Hawai News Now.
Në një rast tjetër i ngjashëm ishte dhe kur 29 vetë u plagosën pasi një fluturim turk pati trazira të rënda në qasjen e tij në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy të Nju Jorkut në mars të këtij viti. (Reuters)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.